Këngëtarja kujdeset për ushqimin e saj

Këngëtarja kujdeset për ushqimin e saj

Ushqimi i shëndetshëm luan një rol të madh në forcimin e sistemit imunitar dhe kjo varet nga një përzierje e balancuar e vitaminave dhe mineraleve. Me disa përjashtime, është më mirë që të merrni vitaminat dhe mineralet te cilat nevojiten nga ushqimi juaj sesa në formë pilule, shkruan rtv21.tv

Duket se këto këshilla të nutricistëve dhe dietologëve i ka dëgjuar me kujdes Afërdita Dreshaj, pasi ajo mundohet të ushqehet sa më shëndetshëm.

Së fundmi këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi të pjatës që kishte servuar për vete në darkë.

Pure me patate të ëmbla, salmon dhe brokoli janë ushqimet që Afërdita ka gatuar, dhe ndau me miqtë si ide këtë recetë.

Afërdita më shumë se një vit që është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl. Çifti ceremoninë e dasmës e kanë zhvilluar në Las Vegas nën praninë e miqve dhe familjarëve./21Media