Festë në familjen Muqiqi

Festë në familjen Muqiqi

Vitet e fundit, mediat rozë nuk ndalen duke shkruar për nuset e djemve të këngëtarëve të njohur shqiptarë.

Shpeshherë janë të pranishme në ahengjet e tyre familjare, ku fokus i kamerës apo fotoaparatit janë gjithmonë nuset.

Këngëtari i njohur, Afrim Muçiqi në vitin 2016 ka fejuar djalin e tij, Albionin me Albertina Krajkova.

Fejesa e çiftit bëri bujë në media, pasi në aheng ishin të ftuar shumë fytyra publike, ndër ta edhe politikanë.

Albioni e Albertina tani kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë edhe me martesë, shkruan rtv1.tv

Ashtu siç e do rendi dhe tradita, Albertina para dasmës ka mbajtur kanagjegjin ku për argëtimin e të ftuarve është përkujdesur vet Afrimi.

Përveç Afrimit i ftuar ishte edhe aktori i njohur, Adnan Blaku, i cili para të ftuarve u paraqit në rolin e “Sofisë”.

Kujtojmë se, Albertina është mbesa e aktorit të ndjerë, Ibrahim Krajkova që për publikun shqiptarë ishte i njohur si Leci./21Media