Fluksi më i madh i votuesve në Shtërpcë

Fluksi më i madh i votuesve në Shtërpcë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 529 mijë e 82 persona apo 29.47 për qind e qytetarëve me të drejt vote.

Sipas të dhënave të KQZ-së deri përqindja më e madhe e daljes së votuesve është në komunën e Shtërpcës me 42.64 për qind, ndërsa me daljen më të ulët është Dragashi me vetëm 18.89% të qytetarëve me të drejt vote.

Ndërsa në kryeqytetin e Kosovës deri më tani kanë votuar 68 mijë e 151 qytetar apo 36.93 % e votuesve, shkruan rtv21.tv.

Kosova sot po voton në zgjedhjet e parkohshme parlamentare. Janë 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media