20 aksidente ishin me të lënduar

20 aksidente ishin me të lënduar

Vetëm gjatë ditës së mërkurë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës nga 49 aksidente, 20 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 29 vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Sa i përket shkeljeve të rregullave të komunikacionit policia ka njoftuar se vetëm brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mije e 583 tiketa dënimi.

E për vepra të ndryshme penale gjatë ditës së mërkurë policia ka arrestuar 23 persona. 12 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit./21Media