Afro gjysmë milioni euro për zgjedhjet në veri

Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 19 maj

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 470 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave në veri, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm.

Në mbledhjen e Qeverisë u shqyrtua edhe kërkesa e planit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa për ndarjen e mjeteve financiare për punën shtesë të stafit lidhur me organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore ku u ndanë mbi 18 mijë euro.

Qeveria po ashtu votoi propozim-vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit të infrastrukturës “Zgjerimi i rrugës nacionale N25.2 hyrja Gjilan”.

Gjatë kësaj mbledhje të qeverisë, Burim Ramadani është emëruar koordinator nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019. Katër kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar si përgjigjie ndaj taksës prej 100% për Serbinë./21Media

Back to top button