Afrona jep mendimin e saj për dashurinë

Afrona jep mendimin e saj për dashurinë

Afrona Dika, e fejuara e këngëtarit të njohur Blero Muharremit, është ndër femrat më të komentuara në mediat rozë shqiptare, shkruan rtv21.tv

Çifti janë duke bërë përgaditjet për martesën e tyre, e siç është bërë e ditur dasma e çiftit do të mbahet në muajin shtator të këtij viti saktësisht në Shëngjin.

Dashurinë që ata e kanë mes vete, nuk kanë hezituar ta shfaqin asnjëherë në publik.

Kurse, Afrona me postimin e fundit të bërë në Instagram ka dhënë mendimin e saj se çfarë në fakt është dashuria për të.

Dashuria është lule që duhet ta lini të rritet“, ka shkruar Afrona poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Në fotografi Afrona në dorë shihet duke i mbajtur disa lule.

Kujtojmë se, ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj. /21Media