Afrona ka bërë një ndryshim në dukje

Afrona ka bërë një ndryshim në dukje

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika më 21 shtator do të kurorëzojnë dashurinë me martesë, shkruan rtv21.tv

Afrona e cila është shumë aktive në rrjetin social Instagram, së fundmi ka publikuar një fotografi në të cilën shihet ndryshimi që ka bërë në pamje pak para dasmës.

“Më pëlqen ngjyra ime e re e flokëve”, ka shkruar Afrona Dika krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

I love my new hair colour by @hairstylingelisa ❤️

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

Dasma e Bleros dhe Afronës do të mbahet në Shëngjin dhe do të organizohet nga Alketa Vejsiu, ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media