"Pergjithmone"

“Pergjithmone”

Këngëtari i mirënjohur, Blerim Muharremi dhe modelja Afrona Dika para dy ditësh kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Afër detit dhe në mesin e familjarëve e shoqërisë së tyre, Blero dhe Afrona i thanë “Po” njëri-tjetrit. Ata organizuan një dasmë të paharruar në Shqipëri, pjesë e së cilës ishin shumë fytyra publike.

Nga dasma e Bleros dhe Afronës u publikuan shumë pamje të bukura nga emra të njohur të estradës dhe jo vetëm. Edhe çifti në dasmën tyre publikoi pamje dhe momente të bukura, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, sot bashkëshortja e Bleros publikoi në instagram edhe tri imazhe tejet të bukura nga nata e martesës. Krahas fotografive të bukura, Afrona shkroi “Pergjithmone”, për 196 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Kujtojmë që, dasma e Bleros dhe Afronës u mbajt të shtunen në Shëngjin. Për argëtimin e mysafirëve u përkujdesën: Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi etj./21Media