E fejuara e Bleros po duket për mrekulli

E fejuara e Bleros po duket për mrekulli

Modelja e njohur, Afrona Dika dhe këngëtari Blerim Muharremi janë duke shijuar muajt e fundit të beqarisë.

Çifti i njohur do të martohen në muajin shtator, ndërsa qysh tani bukuroshja Dika ka nisur festën e beqarisë.

Ajo së bashku me disa mikesha ka organizuar festën në Mykonos të Greqisë nga ku edhe po publikon pamje për ndjekësit e shumtë në rrjete sociale.

Afrona pak më parë ka publikuar për 172 mijë ndjekësit e saj në instagram pamje të reja nga festa, në të cilat duket mjaft bukur, shkruan rtv21.tv

Krahas fotografive, ku duket mjaft tërheqëse, e fejuara e Bleros ka lënë edhe një mbishkrim.

“Nusja e ardhshme. Faleminderit për gjithçka dhe për kohën e bukur në ekipin më të mirë ndonjëherë: ps: @bleromuharremi Te Dua”, ka shkruar Afrona në instagram.

Ashtu siç është bërë e ditur kohë më parë, në dasmën e çiftit për argëtimin e të pranishmëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës muzikore, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi./21Media