Agani dhe mjekët deklarohen të pafajshëm për ‘Stentat’

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 64 persona

Gati një vjet pasi u ngrit aktakuza ndaj 64 personave në rastin “Stenta”, ata u deklaruan të pafajshëm.

Pjesë e këtij gjykimi janë ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Pas leximit të aktakuzës kryetarja e trupit gjykues i dha 30 ditë kohë mbrojtjes për të paraqitur kundërshtimet e tyre ndaj aktakuzës.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Në aktakuzë shkruhet se dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4.050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Back to top button