Edhe një rekord i thyer nga Agim Agushi

Edhe një rekord i thyer nga Agim Agushi

Zhonglerët Agim Agushi dhe Bujar Ajeti kanë thyer rekordin “Guinness”, në disiplinën “Mbajtje e topit me kokë në çifte”, duke arritur kohën prej 35 minutave.

Gara e organizuar Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe është mbajtur në kampusin para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Ky rekord deri në vitin 2015 mbahej nga një çift suedez, e po në këtë vit rekordi u thye nga vet Agim Agushi duke arritur që në kohë prej 31 minutash që të mbante topin me pasime në kokë në duet me Leutrim Agushin./21Media