Ai i këndoi asaj një këngë

Ai i këndoi asaj një këngë

Protagonist i emisionit “1 Kafe prej Shpisë” ishte kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i cili përgjatë gjithë ditës ishte me moderatorët e emisionit, Bleronën dhe Visarin.

Ata përcollën agjendën ditore të kryetarit Bahtiri, dhe përgjatë këtyre orëve u argëtuan mjaft shumë.

Në pjesën e fundit të intervistës, Agim Bahtiri ia tha këngës me çifteli, me motrën e tij Xhevën, e cila tregoi se këndimin me çifteli e kanë traditë familjare dhe se këndojnë herë pas here kur kanë kohë të lirë, transmeton rtv21.tv

Madje, ai i këndoi një pjesë moderatores së njohur, Blerona Zeqirit.

Bahtiri dha detaje për performancën e këngëtares së njohur kolumbiane Shakira te Ura e Ibrit, për të cilën tha se do të performojë pa para dhe se emrin e saj do ta bart Ura e Ibrit./21Media