Agim Bahtiri kërkon që e diela të jetë pushim

Dje u mbyllën të gjitha lokalet, përjashtim bizneseve hoteliere

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar që e diela të jetë pushim për të gjithë. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra për informim e Mitrovicës, ku njoftohet për mbajtjen e mbledhjes së radhës së Bordit të Drejtorëve.

Në këtë mbledhje, drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, njoftoi ekzekutivin lidhur me Panairin e Punës i cili në Mitrovicë do të mbahet më datën 12 prill 2019 në sallën e sporteve “Minatori”, ku tha se Panairi do të organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe nga ana e komunës do të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për një organizim sa më të mirë.

Ndërsa dje, drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti ndërmori një aksion me Policinë, për t’i mbyllur të gjitha lokalet, përjashtim bizneseve hoteliere. Ahmeti e konfirmoi për portalin rtv21.tv se po zbatohet rregullorja komunale, ku të gjitha bizneset në Mitrovicë të dielave nuk do të punojnë.

Kjo praktikë për pushim ditëve të diela përdoret në shumë vende perëndimore, ndërsa Mitrovica bëhet komuna e parë në Kosovë./21Media

Back to top button