Barcelona është duke kërkuar një blerës për mesfushorin

Barcelona është duke kërkuar një blerës për mesfushorin

Agjenti i Philippe Coutinhos, Kia Joorabchian ka thënë se Coutinho nuk do të transferohet në Manchester United këtë verë.

Barcelona është duke kërkuar një blerës për mesfushorin dhe ka spekulime që braziliani do të largohet.

United është i lidhur me brazilianin, por agjenti i tij ka thënë se nëse Coutinho transferohet në Premier Ligë, ai do të luajë vetëm për Liverpoolin.

“United është një klub i madh, kam disa lojtarë aty dhe kam shumë respekt. Nëse është fjala për Coutinhon, transferimi i tij është shumë i vështirë – mund të them i pamundur”, u shpreh Joorabchian.