Poezi e shkruar nga Profesor Tyran Prizren Spahiu, shkëputur nga libri “Pesë shtylla- vargje poetike"

Poezi e shkruar nga Profesor Tyran Prizren Spahiu, shkëputur nga libri “Pesë shtylla- vargje poetike”

Muaji i Bekuar njofton
Ummetin e gjërë musliman
Madhërishëm vjen me ngrohtësi
Shpirtin na begaton.

Është Ramadani prijës
Perandor i njëmbëdhjetë muajve
Vjen i ri me hare plotë
I hap dyert e bëmirësisë.

Gëzohet mbarë Ummeti Muhammed s.a.s.
Për këtë pastrim të shënuar
Kreshnikëria Islame e pëlqyer
Sofratë tona me bereqet do shpërblehen.

Ezani thërret mirëpresim iftarin
Mbyllim agjërimin me Shahadet
Vjen duaja e Ramadanit
Hurmat shpirtin na e kënaqin.

Fëmi pleq e rini
Heshtur ngadal shkojmë në teravi
Duhet shijuar këtë kënaqësi
Dërguar nga i Madhi Perëndi./21Media