AGK dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre

AGK dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka pritur me shqetësim raportimin e anëtarëve të vet, të cilët gjatë ditës së sotme, deri sa po mbahej shqyrtimi gjyqësor ndaj deputeteve të Vetëvendosjes kanë pasur një trajtim mjaftë të vrazhdë dhe aspak korrekt nga ana e rreshteres së Policisë së Kosovës, Dafina Gashi.

AGK dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre, deri sa po raportonin nga seanca gjyqësore, që ishte e hapur për mediet dhe publikun.

“Konsiderojmë se një sjellje dhe presion i tillë, përbën cenim të drejtpërdrejtë në punën e gazetarëve. Andaj, AGK ju bënë thirrje të gjithë mekanizmave ligj-zbatues në vend që të kenë konsideratën për punën e gazetarëve dhe t’i trajtojnë ata me respekt dhe në mënyrë të dinjitetshme” thuhet në komunikatë./21Media