"Zherka do të mbahet mend si gazetar që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit"

“Zherka do të mbahet mend si gazetar që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me rastin e vdekjes së gazetarit Lekë Zherka i shpreh ngushëllime familjarëve të Zherkës, miqve bashkëpunëtoreve dhe të gjithë kolegëve gazetarë.

“Me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të mirënjohur Lekë Zherka.”, thuhet në telegramin e AGK-së

Po ashtu AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zherka pati ndaj profesionit tonë dhe konsideron se vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë. “Zherka do të mbahet mend si gazetar që i ka shërbyer me devotshmëri profesionit.”, thuhet ndër tjerash në telgramin e ngushëllimit.

Lekë Zherka Karrierën e kishte filluar në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Ishte drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV). Deri në ditët e fundit të jetës së tij karrierën profesionale e vazhdoi në Radiotelevizionin 21.

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër në orën11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Sheshin 21 ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë, në orën 13:00./21Media