Agnesa po shijon bukuritë e Portugalisë

Agnesa po shijon bukuritë e Portugalisë

Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj  e cila shquhet edhe për stilin e veçantë të veshjes vazhdimisht viziton vende të njohura botërore, dhe nga atje nuk heziton që të ndaj fotografi të ndryshme.

Së fundmi, Agnesa na ka sjell pamje të bukura të shkrepura në Cascais të Portugalisë, ku ajo duket se po shijon çdo moment që po kalon atje.

“Pasditja në Cascais të Portugalisë. Turiste e lumtur”, ka shkruar Agnesa krahas imazheve të cilat kanë marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e saj.

Ndryshe, kujtojmë se Agnesa në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, teksa vetëm një vit pasi u shpall më e bukura në Kosovë, ajo mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri. Në 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World” ndërsa në 2005 në “Miss Universe”./21Media