Agnesa: Ndihem mirë kështu siç jam

Agnesa: Ndihem mirë kështu siç jam

Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj, në emisionin “Ftesë në 5”,  ka treguar se nuk ka asnjë ndërhyrje në fytyrë.

“Nuk kam bërë asgjë. Ndihem mirë kështu siç jam edhe ndoshta pse në moshë shumë të re kam fituar spektaklet e bukurisë në Kosovë dhe Shqipëri, mbase dhe kjo më ka dhënë një besim në vete dhe në momentin që ti je para shumë anëtarëve të jurisë të cilët e vlerësojnë atë bukuri tënde atëherë pse të ndryshosh. Pastaj me kalimin e viteve e sheh që vetëm pamja e jashtme nuk ka aq shumë rëndësi”, ka thënë Agnesa.

Mirëpo, Agnesa tregoi se si në një periudhë i ishte bërë fiksim hunda.

“Njëherë kam qenë në një emision të drejtpërdrejt në Kosovë që kishte të bënte me ndërhyrjet estetike dhe një doktor më tha se ke nevojë të bësh ndërhyrje në hundë, pastaj filloj të më bëhet paksa fiksim, dhe duke e parë veten në pasqyrë thash se ai paska pasur të drejt, por nuk mendoj të bëj ndërhyrje, jam mirë kështu siç jam”, ka thënë Agnesa.

Ndërsa me shaka tha se “ndoshta po ta bëja hundën do ta gjeja burrin”.

Kujtojmë se Agnesa Vuthaj në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, ndërsa vetëm një vit pasi u shpall më e bukura në Kosovë, rrëmbeu edhe kurorën e më të bukurës në Shqipëri. Në vitin 2004 Agnesa përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World”, kurse, në 2005 në “Miss Universe”./21Media