Agnesa vite më parë

Agnesa vite më parë

Kujtimet nga koha e shkuar më së miri ruhen në fotografi të shtypura. Fotografitë që ruhen më me kujdes zakonisht janë ato të fëmijërisë.

Një foto të realizuar në moshën 13 vjeçare duket se në arkiva e ka edhe bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj e cila këtë imazh e ndau sot me fansat e saj në rrjetet sociale.

Agnesa duket se edhe në fëmijërinë e saj ka qenë e bukur.

Agnesa Vuthaj në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, ndërsa vetëm një vit pas rrëmbeu edhe kurorën e me të bukurës në Shqipëri. Bukuroshja në vitin 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World”, kurse në 2005 në “Miss Universe”.

Për gjatë këtyre viteve, Agnesa arriti që ende t’i ruaj bukurinë dhe format trupore të saj. /21Media