Agnesa interpreton shqip në këtë projekt

Agnesa interpreton shqip në këtë projekt

Modelja e njohur kosovare, Agnesa Vuthaj është pjesë e një projekti bashkë me emra të njohur të Miss Globe. Para pak orësh, CNN ka publikuar një intervistë të ish-missit, Valeria Altobelli, e cila është ideatorja e këtij projekti.

“I’m standing with you”, kënga e Warren Diane, këndohet në gjashtë gjuhë, flitet në 15 dhe shkruhet në 23. Në shqip interpreton modelja Agnesa Vuthaj, transmeton rtv21.tv

Kënga e Diane Warren, e nominuar për Oscar, këtë herë vjen në ndihmë të një projekti bamirësie, për të cilin Vuthaj shprehet më e lumtur se kurrë.

“E lumtur dhe mirenjohese te isha pjese e nje projekti kaq te veçante! Versioni nderkombetar i kenges “I’m standing with you” – kenga e @warren_diane, kolona zanore e filmit #Breakthrough kenduar ne origjinal nga @chrissymetz e cila eshte nominuar per #Oscar2020, tashme e kenduar ne 6 gjuhe, folur ne 15 dhe shkruar ne 23!”, shkroi ajo ndër tjerash në mbishkrimin e videos në Instagram.

“Unë jam me ty” është një projekt bamirësie që do të përkrah gratë dhe fëmijët në të gjithë botën./21Media