Agnesa Vuthaj një ikonë stili

Agnesa Vuthaj një ikonë stili

Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj, kohëve të fundit ka tërhequr vëmendjen me fotografitë që ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim gjithmonë elegante, në imazhet e fundit Agnesa vjen shumë urbane në rroba shumëngjyrëshe.

Edhe ky stil i veshjeve po i shkon mjaft shumë Agnesës e cila ka marrë komente pozitive nga ndjekësit e saj.

Ndryshe, Agnesa e cila aktualisht është pa të dashur, jetën private po mundohet që ta mbajë larg syrit të mediave./21Media