Modelja duket mjaft bukur

Modelja duket mjaft bukur

Bukuroshja kosovare, Agnesa Vuthaj është ndër modelet më të njohura dhe të bukura të Kosovës. Bukuroshja Vuthaj, e cila shquhet edhe për stilin e veçantë të veshjes viziton vende të njohura botërore, nga të cilat publikon imazhe të shumta.

E kur jemi te këto të fundit, së fundmi për 203 mijë ndjekësit e saj në instagram, Agnesa ka publikuar një imazh të bukur nga qyteti i dashurisë, shkruan rtv21.tv

Në kryeqytetin e Francës, modelja e njohur duket mjaft bukur, teksa shihet duke buzëqeshur përpara pamjes më të bukur të Parisit.

Me flokë të lidhura dhe e veshur me shumë stil, Agnesa duket për mrekulli në imazhin që ka hedhur në instagram, teksa ka marrë komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Agnesa në vitin 2003 u shpall Miss Kosova, teksa vetëm një vit pasi u shpall më e bukura në Kosovë, ajo mori kurorën e më të bukurës edhe në Shqipëri. Në 2004 përfaqësoi Shqipërinë në “Miss World” ndërsa në 2005 në “Miss Universe”./21Media