Ahmetaj ka thënë se Kosova ka arritur të avancoj me agjendën Evropiane

Ahmetaj ka thënë se Kosova ka arritur të avancoj me agjendën Evropiane

Ministrja në largim e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj mbajti një ligjëratë për studentët në kuadër të Akademisë Verore Ndërkombëtare, në Kosovë. Ahmetaj me këtë rast foli për procesin e integrimit Evropian të Kosovës dhe procesin e zgjerimit të bashkimit Evropian (BE).

Ministrja i informoi studentët për historikun e marrëdhënieve Kosovë – BE dhe avancimet me agjendën evropiane të Kosovës dhe rajonit. Po ashtu, edhe në bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave për të avancuar sa më shumë me agjendën evropiane.

Pasi që, studentët ishin nga vende të ndryshme të botës, dhe jo vetëm nga BE, Ministrja Ahmetaj më në detaje foli edhe për funksionimin e Bashkimit Evropian. Si funksionojnë institucionet e BE-së, cilat janë strukturat dhe programet e BE-së për të përkrahur anëtarësimin e shteteve aspirante.

“Marrë këtë për bazë, Kosova ka vazhduar me hovin dhe potencialin e vetë të faktorizohet dhe kontribuoj në anëtarësimin në nisma rajonale dhe ndërkombëtare.Po ashtu, duke u përfshirë në dialogun e përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka arritur të avancoj me agjendën Evropiane, njëkohësisht duke plotësuar kriteret teknike dhe politike në këtë drejtim. Një vit nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, krahasuar me rajonin, Kosova ka pasur sukses të madh me implementimin e sajë dhe ka arritur të krijoj dhe funksionalizojë strukturat kyçe që do t’i kontribuojnë implementimit të MSA-së, në këtë mënyrë parashihet që Kosova, maksimalisht të përfitoj nga MSA”, tha Ahmetaj.

Ministrja Ahmetaj i ftoi studentët ndërkombëtarë që të vazhdojnë të përcjellin zhvillimet në Kosovë edhe pas përfundimit të këtijë programi veror, dhe të jenë zë i realitetit me rininë dinamike që ka, sikurse edhe zhvillimit të vrullshëm social që është duke kaluar Kosova.

Ndërsa për studentët vendorë, minsitrja Ahmetaj përçoi porosinë se institucionet janë maksimalisht të përkushtuara për të plotësuar kriteret të cilat janë përgjegjësi e tyre dhe e ardhmja e Kosovës është e ndritur.

Ndërsa, pjesëmarrës ishin 53 studentë nga 27 shtete të ndryshme si: SHBA, Angli, Skoci, Gjermani, Norvegji, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Luksemburg, Letoni, Irlandë, Itali, Kanada, Meksikë, Brazil, Japoni, Kolumbi, Zvicër, Belgjikë, Poloni, Çeki, Hungari, Kroaci, Bahrein, Ukrainë dhe Nigeri.