Ahmetaj: Nesër përfundon numërimi i votave me kusht

Fletëvotime të dëmtuara kishte edhe në votat me kusht

Deri më tani janë numëruar rreth 50 përqind e votave me kusht në Qendrën e Numërimit të Rezultateve dhe pritet që nesër të përfundojë procesi i numërimit të këtyre votave që janë rrethe 25 mijë vota me kusht të konfirmuara nga zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

Koordinatori i QNR-së Burim Ahmetaj tha se janë në procesin e numërimit të votave me kusht dhe deri më tani kanë arritur deri te komuna e gjashtëmbëdhjetë, që nënkupton komuna e Rahovecit është në proces e sipër të numërimit. Sipas tij, janë edhe komunat e mëdha siç janë Peja, Podujeva, Prizreni, Prishtina dhe Ferizaj, të cilat konsiderohen komunat e mëdha me vota me kusht.

Mirëpo, Ahmetaj, tha se me këtë dinamikë do të mund shumë shpejt të përfundohet dhe të përmbyllet procesi i numërimit të votave me kusht.
“Shpresojmë që nesër ta gjithë këtë proces edhe pse numri më i madh i votave me kusht është në komunat e mëdha, mirëpo pavërisht prej kësaj ne do të punojmë me dy ndrrime sonte deri në orën 24:00 dhe nesër në mënyrë që ta kemi procesin të kompletuar… Pra, me këtë dinamikë nesër do ta kemi procesin të përfunduar”, tha Ahmetaj.

Ndonëse, numër i votave të pavlefshme në procesin rregull të votimit ka që 52 mijë, kjo dukuri e votave të dëmtuara është shfaqur edhe në votat me kusht.
Sipas, Ahmetajt vota të pavlefshme ka edhe në fletëvotimet me kush, sipas tij, shkalla e pavlefshmërisë është një numër i konsideruar, ku ka edhe fletëvotime të dëmtuara qëllimisht.

Ai tha se KQZ do ta formojë një Komision, do t’i shqyrtojë dhe analizojë të gjitha këto raste të pavlefshmërisë dhe numrit të madh të votave të pavlefshme. Ahmetaj shtoi se duhet pasur edukim të votueseve në të ardhmen për procedurën e votimit, që do ta zbriste numrin e votave të pavlefshme.

Back to top button