Ahmetej: Dialogu proces që e “ushqen” procesin negociues

“Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian Të Kosovës “

Sot u mbajt një tryezë diskutimi e organizaur nga Instituti Demokratik i Kosovës (IDK) ku pjesëmarrëse në panel ishte Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj dhe panelistë tjerë ishin deputetët të Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Polititkë të Jashtme.

Temë e diskutimit ishte “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian Të Kosovës “

Ministrja Ahmetaj foli për rëndësinë e dialogut si mënyrë e vetme për të përmirësuar raportet ndërfqinjësore dhe, për të zgjidhur çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve.

Poashtu Ahmetaj potencoi se dialogu pasiqë përkrahet nga Bashkimi Evropian është edhe proces në avancimin e dy vendeve tona drejt integrimit evropian.

“Në mënyrë që të mos ketë konflikte të tjera të ngrira me anëtarësimin e shteteve të reja, BE në bashkëpunim me OKB-në kanë obliguar Kosovën dhe Sërbinë që t’i zgjedhin të gjitha çështjet e hapura para se të antarësohen. Dialogu është proces që e “ushqen” procesin negociues të Kosovës përmes MSA, ndërsa për Serbinë përmes Kapitullit 35. Si i tillë ai është një proces dinamik i cili në vazhdimësi plotësohet dhe azhurnohet me temat e reja, tha ndër të tjera Minsitrja Ahmetaj.

Ministrja Ahmetaj njëkohësisht ritheksoi se: ”Nëse marrëveshja e prillit ka pasur 14 çështje të trajtuara, kjo marrëveshje më  tutje do t’i trajtojë  edhe çështjet e tjera si të zhdukurit, reparacionet e luftës, marrjen e fondeve bankare të qytetarëve tanë, sigurimet shëndetësore si dhe atyre sociale. Por, edhe do të merret me temat tjera të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.”

Vlenë të theksohet edhe se Parlamenti i Kosovës ka obliguar Qeverinë që të negocioj në Bruksel me Serbinë me ndërmjetsimin e BE-së dhe garancën e SHBA-ve në menyrë që dialogu të jetë sa më gjithpërfshirës dhe transparent  duke perfshirë edhe opozitën në atë kohë./21Media

Back to top button