Në pritje të mbledhjes konstituive

Në pritje të mbledhjes konstituive

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur zhgënjimin lidhur me mosthirrjen e mbldhjes së parë Qeverisë, edhe pse rezultatet e zgjedhjeve u certifikuan të shtunën.

”Të shtunën u certifikuan rezultatet. Sot e mërkure, ende nuk po thirret mbledhja e parë. Çka është kjo zhagitje palidhje?”, ka shkruar Ahmeti, shkruan rtv21.tv

Neni 7 i Rregullores së Kuvendit thotë që Presidenti e thërret mbledhjen konstituive brenda 30 ditëve nga shpallja e rezultateve. “Mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit e thërret Presidenti i Republikës së Kosovës brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit. Pra, Presidenti duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive më së largu deri më 8 gusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shtunën ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, sipas të cilave koalicioni PAN ka fituar 33.74 përqind të votave, Lëvizja Vetëvendosja e dyta me 27.49 përqind dhe koalicioni LAA  i treti me 25.53 përqind./21Media