Ahmeti: Dëshmitari kyç për rastin e Deharit vdiq sot

Ahmeti ka thënë se Makolli ishte i pari që kishte hyrë në dhomen e Astritit pasi që ai kishte vdekur

Shpend Ahmeti ka thënë se Naser Makolli i cili ka vdekur sot në burgun e Lipjanit ishte dëshmitar kyç në rastin e Astrit Deharit i cili po ashtu kishte vdekur para disa muajve.

“Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lipjanit. Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur”, thekson i pari i Prishtinës.

Ndryshe sot shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar , se i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale “vrasje e rëndë në ndihmë”, ka ndërruar jetë dhe se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./21Media

Back to top button