Nga 16 drejtori, 7 udhëhiqen nga gratë

Nga 16 drejtori, 7 udhëhiqen nga gratë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se qeverisjes në Prishtinë iu janë bashkangjitur edhe tri gra.

Bëhet fjalë për Medina Brahan, Blerta Bashollin dhe Vasilika Zotaj, përcjellë rtv21.tv

Medina Braha është emëruar drejtore e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli drejtore e Kulturës dhe Vasilika Zotaj drejtore e Administratës.

Ahmeti këtë e ka thënë përmes një statusi të publikuar në rrjetin social, Facebook, përcjellë rtv21.tv

Qeverisjes në Prishtinë këtë javë i bashkangjiten tre drejtore: Medina Braha – drejtore e Shërbimeve Publike, Blerta Basholli – drejtore e Kulturës dhe Vasilika Zotaj – drejtore e Administratës. Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 përqind udhëhiqen nga vajzat/gratë. Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura.”, thuhet në postimin e Ahmetit.

Më tutje ai gjithashtu ka thënë që gjatë javës do të prezantohen drejtoret dhe prioritetet e drejtorive./21Media