Pritet të vendoset sot

Pritet të vendoset sot

Partia Socialdemokrate (PSD) pritet të hyjë në një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti pas takimit që pati me kreun e LDK-së, Isa Mustafën foli edhe për një koalicion të mundshëm mes AAK-së dhe PSD-së. Ai tha se ka përafrim të qëndrimeve me AAK-në, mirëpo shtoi se gjithçka do të vendoset pas mbledhjes së Këshillit të PSD-së që do të mbahet sot.

Kemi sot mbledhje të Këshillit ku do t’i diskutojmë të gjitha. Kemi përafrim të qëndrimeve me AAK sa i përket politikave që ne kërkojmë, kushtet që kemi vendos dhe për bashkëpjesëmarrjen në listë. Varësisht nga mbledhjet e këshillit do të merret vendimit”, tha Ahmeti.

I pyetur se a do të takohet sot me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn, ai tha se beson se edhe AAK do të ketë sot mbledhjen e këshillit dhe nëse përfundojnë mbledhjet me konkluzione të tilla pritet të takohen sot./21Media