PSD e mirëpret inicativën e LDK-së dhe VV-së

PSD e mirëpret inicativën e LDK-së dhe VV-së

Kryetari Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti ka thënë se është i hapur për partitë opozitare të cilat synojnë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Ahmeti ka shkruar se PSD është e gatshme të veprojë pro interesit të Kosovës.

“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte paralajmëruar se këtë javë, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD-në do të diskutojnë për rrëzimin e Qeverisë./21Media