Ahmeti: Kadri Veseli ma kujton Gruevskin dhe Maqedoninë

 “Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”

Shpend Ahmeti ka thënë se deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK ia kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë, duke shtuar se kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë.

“Shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë. Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Back to top button