Reagimi i Ahmetit pas peticionit

Reagimi i Ahmetit pas peticionit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se uji i pijshëm në Prishtinë nuk do të rrezikohet dhe se askush nuk ka leje ndërtimi për atë pjesë.

Ky reagim i Ahmetit vjen pak ditë pasi që Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit ka nisur kundërshtimin e planeve për ndërtime në këtë zonë.

Nëpërmjet në shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti tha se kompania që u përfol që do të ndërtoj në këtë zonë, nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Sipas tij, kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje.

Në këtë procedurë është qe disa vite. Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë”, shkroi ai.

Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për leje ndërtimore sipas dokumenteve planifikuese që i ka në fuqi, andaj Ahmeti thotë se “vendimet për mbrojtjen e Liqenit/Ujit dhe masat tjera mbrojtëse i merr niveli qendror – sepse i kanë edhe përgjegjësitë edhe kapacitetet të bëjnë vlerësime të tilla”.

I pari i Prishtinës tha tutje se “në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e territorit të Germisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e pejsazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi. Një pjesë e pejsazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujërave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit”.

Në fund Ahmeti theksoi se Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet.

Kujtojmë se Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badocit ka mbledhur mijëra përkrahës që po kundërshtojnë paralajmërimin e projektit ndërtimor në Liqenin e Badovcit./21Media