OJQ-të vazhdojnë protestën

OJQ-të vazhdojnë protestën

Lidhur me hedhjen e fishekzjarrëve të paralajmëruar sot në Prishtinë, ka reaguar edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Ai ka deklaruar se Komuna e Prishtinës nuk jep leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë për këtë gjë.

“Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia siç e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falenderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falenderuese nqs paratë e fishekzjarreve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ahmeti ka shtuar se i përkrahin iniciativat e qytetarëve kundër  fishëkzjarrëve por sipas tij duhet të bëhet një nismë e përgjithshme dhe të hulumtohet për importimin e këtyre mjeteve dhe po ashtu për lejet  që sipas tij lëshohen për çdo javë.

“Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njejtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif.”, ka përfunduar Ahmeti,

Ndryshe sot OJQ po protestojnë kundër fishekzjarrëve që janë paralajmëruar të hedhin për nder të jubliarit të “Procredit”./21Media