Ahmeti: Në takim u bë e ditur se nuk do të kemi shtete etnikisht të pastra

Ka përfunduar takimi i delegacionit shtetëror me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherin në Bruksel

Ekipi negociator i kryesuar nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj pas takimit me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherni, deklaroi se sot është prezantuar delegacioni dhe janë paraqitur kërkesat e Kosovës.

Në një prononcim për media bashkë-kryesuesi i delegacionit Shpend Ahmeti tha se ata i bënë të qartë Mogheriti cili është roli i këtij delegacioni dhe siç tha ai, i shpreh gatishmërinë të diskutojmë temat e hapura me Serbinë.

Ahmeti në një prononcim për medie, tha se kushti primar është njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai shtoi se edhe Mogherini në këtë takim kishte thënë se po punohet në këtë drejtim, shkruan rtv21.tv.

“Sipas zonjes Mogherini ideja është që te punohet me një orar më të ngjeshur që të arrihet një marrëveshje që është e pranueshme për dy palët, mbi vlera të BE-së.” u shpreh Ahmeti duke cituar Mogherinin.

U ngritë edhe çështja e taksës, bëri të ditur Ahmeti, derisa tha se në takim u përsërit qëndrimi i Serbisë se nuk do të vazhdojnë dialogun pa u hequr taksa por, sipas Ahmetit edhe ne e bëmë të qartë për veprimet e marra nga Serbia kundrejt Kosovës.

“Duhet të hiqen arsyet pse ne kemi ngritur taksën”, tha nga ana tjetër Fatmir Limaj.

Kur të arrihet një marrëveshje me Serbinë e që do të jetë njohja reciproke sipas Ahmetit nuk do të ketë nevojë për masa të tilla. “Taksat janë i vetmi mjet që ka si mjet te politikës së jashtme për t’i bërë presion Serbisë”, u shpreh Ahmeti tutje.

Sipas Ahmetit në takim u bë e ditur se nuk do të kemi shtete etnikisht të pastra sepse nuk do të kemi kufij që ndajnë në vija të tilla.  “Nuk mund dhe nuk duhet të kemi shtete etnikisht të pastrat sepse kjo nuk është ideja e BE-së. Sepse po flasim për shtete te cilat do të jenë nesër potencialisht edhe anatare të BE-së ku nuk mund të kemi kufij qe mund të ndaj etninë vija të tilla kufijsh”, tha ai.

“Për BE’në është e papranueshme një zgjidhje e cila e ndan Kosovën në vija etnike”, tha ai.

Limaj përmendi marrëveshjen përfundimtare e cila siç tha ai, duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në zemër të saj ka njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Pozicioni i BE-së një marrëveshje që është e pranueshme për te dy vendet është e pranueshme edhe për BE-në por mbi vlera të BE-së.”, citoj Ahmeti të këtë thënë Mogherini në këtë takim.

Limaj tha se diskutuan edhe për liberalizimin e vizave dhe sipas tij, kërkuan që shumë shpejt të vjen një lajm i mirë dhe i merituar për Kosovën.

Në këtë takim u bë e ditur se është diskutuar edhe për të pagjeturit dhe krimet e luftës të bëra nga Serbia.

Orari i takimeve bënë te ditur se do të jetë i ngjeshur në këtë fillim vit./21Media

Back to top button