Ahmeti ngushëllon familjen Daci

Në mesin e shumë ngushëllimeve, vjen edhe ai i kreut të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka ngushëlluar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, për vdekjen tragjike të djalit të tij, zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

“Ndaj dhimbjen e madhe të familjes së mikut tim Nexhat Daci për humbjen e Arianit. Lajm shumë i trishtë që na le pa frymë. Ngushëllime familjes më të ngushtë dhe miqve, e bashkëndjej me ju këtë humbje të rëndë për ta përballuar”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Back to top button