Ahmeti ka bërë të ditur se për lojë është vonuar shkaku i një verifikim më të gjatë në aeroport

Ahmeti ka bërë të ditur se për lojë është vonuar shkaku i një verifikim më të gjatë në aeroport

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se nuk është arrestuar në Milano nga policia italiane. Ai duke mohuar lajmin e raportuar në media se është arrestuar në Milano, ka shkruar në facebook se nuk ka pasur pse të arrestohet.

“Miq të dashur, nuk jam arrestuar. Skam pas për çka. Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë. Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë. P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem”, ka shkruar ai.