Ahmeti bënë apel për prindërit që dërgojnë fëmijët në shkollë

Ahmeti bënë apel për prindërit që dërgojnë fëmijët në shkollë

Gruaja rome, e cila para dy dite ishte sulmuar në Lipjan, sot është sulmuar në Ferizaj.

Pas këtij sulmi i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka shkruar  se pas tërë këtij rasti duhet kërkuar përgjegjësi prej shtetit , prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.

Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?Perveç turpit të përgjithshem që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren.E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla”, ka shkruar Ahmeti.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj kësaj gruaje pasi që para disa dite ajo është sulmuar edhe në Lipjan. Nga ky rast, Policia e Kosovës  kanë arritur të identifikojnë dhe të e shoqërojnë në stacionin policor, personin që dyshohet që sulmoi dje një grua të komunitetit rom.

Edhe KMDLNj ka reaguar pas sulmit ndaj qytetares rome që sipas tyre pa asnjë arsye dhe pa asnjë faj iu nënshtrua një degradimi dhe linçimi publik me ç’rast, në Lipjan iu rrezikua jeta nga një grup huliganësh që, përveç se e fyenin në baza racore, e gjuanin me gurë duke ia rrezikuan jetën.

E gjithë ngjarja kishte filluar kur në rrjetet sociale nisen të qarkullojnë disa fotografi dhe pretendohet se një person i veshur me rroba të femrave dhe e grimuar po shëtit rrugëve të Malishevës, Suharekës, Prizrenit dhe disa qyteteve tjera. Këtë person në rrjetet sociale e quajtën si të rrëzikshëm, megjithatë sipas policisë e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal./21Media