LDK e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje

LDK e interesuar të shkojë e vetme në zgjedhje

Pas takimit me kreun e LDK-së, i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti në një prononcim për media tha se ky takim ishte pozitiv dhe në frymë të bashkëpunimit.

Vazhduam me diskutimet dhe konsultat që i kemi zhvilluar më herët për bashkëpunimin në prag të zgjedhjeve dhe i diskutuam temat që janë të rëndësishme edhe për PSD edhe për LDK sa i përket programeve zgjedhore, qeverisëse dhe mund të them se ishte takim goxha pozitiv në frymë të bashkëpunimit dhe mendoj se po hapet rruga për një bashkëpunim më thelbësor mes PSD dhe LDK”, deklaroi ai, shkruan rtv21.tv

Ndërsa sa i përketë mundësisë së një koalicioni parazgjedhor me këtë parti, Ahmeti u shpreh se LDK mendon të shkojë në zgjedhje e vetme, megjithatë tha se mbetet një frymë bashkëpunimi ku i kanë të hapura të gjitha temat.

Nuk e di besoj se do bisedojmë a do ketë koalicion parazgjedhor. LDK është më e interesuar të shkojë vetë në zgjedhje, varësit prej rrethanave që i kanë thënë edhe vetë, nëse krijohet mundësia për diçka e partive të mëdha atëherë edhe këta do t’i shqyrtojnë seriozisht këto çështje. Çështje e parë por po e them mbetet në frymën e bashkëpunimit e i kemi të hapura ë gjitha temat prej dialogut deri te aspektet ekonomike deri te lufta kundër korrupsionit”, tha ai.

Krerët e këtyre subjektve politike u dakorduan që më 22 gusht të jenë të gjithë deputetët në sallë për seancën e jashtëzakonshme për të shpërndarë Kuvendin, në mënyrë që t’u hapet rrugë zgjedhjeve, e sipas Ahmetit me shumë gjasë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor./21Media