BDI-ja është e përkushtuar për drejtësi joselektive

BDI-ja është e përkushtuar për drejtësi joselektive

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në selinë e partisë në Tetovë ka pritur ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoninë e Veriut, Drik Jan Kop.

Ahmeti uroi ambasadorin e ri holandez për detyrën e re, duke shtuar se bashkëpunimi me Holandën do të vijojë edhe në të ardhmen.

Gjatë takimit mes Ahmetit dhe Kop shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale, sundimin e ligjit dhe integrimin euro-atlantik të vendit dhe rajonit.

Ahmeti nënvizoi se BDI-ja është e përkushtuar për drejtësi joselektive dhe të besueshme dhe se kjo mund të arrihet nëpërmjet vetingut.

Lideri I BDI-së potencoi se pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me mbështetje të Holandës të marrin datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE./TV21