Ahmeti: Qejfi më i madh i jemi është mos m’u leju ndërtimet në Badovc

Ahmeti deklarohet para asamblistëve dhe përfaqësuesve të Grupit për mbrojtjen e liqenit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se edhe ai do të dëshironte që të merrej vendimi për të mos u ndërtuar në zonën e Badovcit.

“Qejfi jem ma i madhi është në qoftë se marrim vendim për mos me leju ndërtim në Badovc, sepse hjeki goxha do gajle prej ekzekutivit sepse kurrfarë interesi nuk kemi për me u ndërtua ato lagje.”, tha Ahmeti në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndërtimet në Badovc.

Megjithatë siç u shpreh ai, Komuna e Prishtinës nuk mund të anulojë vendimin e saj të datës 26.12.2019, për caktimin e kushteve ndërtimore për ndërtimin e lagjes në Badovc, pasi me lidh duhet Ministria e Mjedisit të jap një vendim të tillë.

Ahmeti u zotua se në momentin që Ministria e Mjedisit e jep këtë vendim për anulim, Komuna do ta bëjë atë menjëherë.

I pari i Prishtinës, propozoi poashtu që të gjendet zgjidhje tjetër.

“Më e mira do të ishte që të shohim mundësinë që të kërkojmë, që ta shpronësojmë .. që të mos lejohet.., sepse me humb në Gjykatë e me marr leje është katastrofë”, tha Ahmeti./21Media

 

Back to top button