PSD i thotë jo PDK-së

PSD i thotë jo PDK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se gjëja me e keqe për Kosovën do të ishte një PAN 2, pas zgjedhjeve që pritet të mbahen brenda disa javësh.

Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ahmeti është shprehur se tashmë ka pasur takime me AAK-në dhe LDK-në, mirëpo partia e tij ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Ahmeti, partia e të cilit ka 12 deputetë, ka kundërshtuar zërat që e kanë cilësuar PSD-në si paterice të qeverisë Haradinaj kur ka votuar buxhetin si dhe disa ligje tjera.

Ai thotë se është i gatshëm të hyjë në një qeveri të përbashkët me gjitha partitë, përveç me PDK-në.