Ahmeti kërkon mos të bllokohet vendi

Ahmeti kërkon mos të bllokohet vendi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka interpretuar porosinë e vendeve të QUNIT-it të cilat gjatë ditës kanë shprehur brengosjen për bllokimin inisitucional.

Sipas Ahmetit QUINT-i i ka bërë thirrje koalicionit PAN që të marrin pjesë në seancën e nesërme

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka porositur kundërshtarët e tij politik, me theks të veçantë ata të PDK-së të cilët e akuzojnë qeverisjen e tij komunale për shumë parregullësi, që të ndalin siç thotë ai shpifjet.

“Quinti i bën thirrje PANit me shku në seancë nesër. Mos e zhagitni më. Numrat nuk janë, vazhdojmë me opcione tjera, mos e bllokoni Kosovën. Leni edhe shpifjet ndaj komunës së Prishtinës se nuk ju ndihmojnë. Nuk ka kohë Kosova me prit!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.