Reagon Ahmeti ndaj ambasadorit britanik

Reagon Ahmeti ndaj ambasadorit britanik

Pas deklaratës së ambasadorit britanik Ruairí O’Connell i cili ka thënë se kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë është i turpshëm ka reaguar kryetari i Prishtinës njëherësh edhe kreu i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti.

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti në një koment nën shkrimin e ambasadorit britanik O’Connell tha se ka boshllëk ndërkombëtar në rastin e Zharkut.

“Më të vërtetë e vlerësojë deklaratën tuaj në lidhje me rastin. Nuk mendoj se ka pasur ndonjë boshllëk në ligj, ka pasur një boshllëk ndërkombëtar në aplikimin e ligjit. Ai ishte dënuar për një vepër kriminale dhe aplikimi ligjit do të duhej të ishte e lehtë për një rast të EULEXi-it”, ka shkruar Ahmeti.

Ai tutje citoi legjislacionin në fuqi, i cili flet për ekzekutimin e aktgjykimeve vendore në një shtet tjetër.

Ish- kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ishte dënuar me 3 vjet burg për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje, mirëpo ai ishte arratisur jashtë vendit, Zharku nuk vuajti dënimin me burg./21Media

O’Connell: “Kthimi i Zharkut si një njeri i lirë është i turpshëm”