Ahmeti: Së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave

Ahmeti: Së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili gjatë mandatit të kaluar ka vendosur pengesat antiparking (kunxhat) në shumë rrugë të Prishtinës ka thënë se këto pengesa kanë shpëtuar shumë qytetarë nga lëndimet në aksidente të ndryshme.

Ahmeti ka postuar një fotografi në Facebook teksa shihet një veturë e cila është ndeshur në pengesat antiparking në rrugën “Rexhep Luci”.

“Nuk e di se çfarë shpejtësie duhet me pas kjo makinë për me e bo këtë ndeshje në Rrugën Rexhep Luci. Një vajzë është lënduar, por pengesat antiparking (kunxhat) sot kanë shpëtuar dhjetëra qytetarë (këmbësorë)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Njëherish kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se së shpejti Komuna do të fillojë me përdorimin e kamerave për shkelje në trafik dhe dënime me postë./21Media