Sipas tij, me intervenimin e njësisë speciale gjendja ishte qetësuar

Sipas tij, me intervenimin e njësisë speciale gjendja ishte qetësuar

Kreytari i Prishtinës, Shpend Ahemti ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë duket se e ka shikuar nga afër.
Ahmeti ka treguar se në stadium gjatë ndeshjes ka pasur edhe tensione në mes tifozërive, mirëpo me intervenimin e njësisë speciale gjendja ishte qetësuar.
Madje, Ahmeti tregoi se njëri prej tifozëve bullgar që ishte ulur afër tij, e uroi atë për fitoren duke i thënë se Kosova iu tregoi atyre se si luhet futbolli.

“Në minutën e 88, një tifoz bullgar (si duket i Federates) gjuajti me shishe drejt nje grupi të madh tifozesh nga Kosova duke nxitur një konflikt i cili zgjati disa minuta. Mësyen edhe tifozë të tjerë duke sharë tërë kohën. Disa nga tifozët nga Kosova nuk u zmbrapsen por shumë shpejtë u rrethuam nga Forcat Speciale. Përderisa të shamet dhe bërtimar vazhduan në drejtimin tonë. Në ato momente Rashani shënoi për 3 me 2. Heshtje e plotë dhe nuk shante më askush. Moment më të mirë nuk kam përjetuar në ndonjë lojë. Edhe pse e t ensionuar e me nervozë tifozeria nga Kosova nuk u ndal. Policët na shikonin me inat e me nervozë. Falemnderit djema që na e dhuruat këtë ndjenjë.  Një tifoz bullgar që ishte ulur afër meje rreth 70 vjeç tha “urime, na keni mund me gjithë meritë, sonte na treguat si luhet futbolli”. E i harruam edhe huliganët, edhe shiun edhe policinë. Tepër ndjenjë e mire”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Kosova ka shënuar fitore 3 me 2 në ndeshjen me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Pas kesaj fitoreje Kosova është në vendin e tretë në grup me 5 pikë pas 3 ndeshjeve. /21Media