Kryetari i Partisë Socialdemokrate deklarohet për rastin e fotografisë së publikuar dje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate deklarohet për rastin e fotografisë së publikuar dje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se krejt kjo maskaradë është rezultat i ngutisë së paparë dhe “shfaqjes” për gjoja zbardhjen e gjenocidit serb në Kosovë.

20 vite pasivitet i institucioneve nuk mund të zëvendësohen me dy ditë rezoluta e kërkesa për tribunale”, shkruan Ahmeti.

Sipas Ahmetit ka shumë dëshmi e dëshmitarë, e gjitha që duhet bërë është aktivizimi i Prokurorisë Speciale për t’i hapur rastet një nga një, duke ndjekur shembullin e Kroacisë.

Përndryshe, marria e djeshme vecse do të përsëritet në përmasa më të mëdha. Urdhërdhënësit e publikimit të fotos së djeshme duhet të japin përgjegjësi morale, politike e ligjore.”, ka shtuar Ahmeti.

Deputetja nga PDK, Flora Brovina dje publikoi një fotografi, e cila sipas saj dëshmonte dhunën seksuale që serbët kanë ushtruar ndaj grave shqiptare gjatë luftës. Për foton u tha se është e falsifikuar.

Flora Brovina është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitares. Pas përfundimit të intervistimit deputetja, Flora Brovina u kërkoi falje të gjitha viktimave dhe familjarëve të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë për shqetësimin me fotografinë që prezantoi dje, derisa pranoi që ajo edhe mund të jetë e pavërtetë.
/21Media