Ahmeti: Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim

Ahmeti: Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim

Isa Mustafa sot është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka uruar Mustafën.

“Shfrytëzoj rastin qe në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate ti uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së./21Media