I pari Prishtinës ka folur rreth ndarjes së banesave nga komuna e Prishtinës për familjet të cilat kanë nevojë për strehim

I pari Prishtinës ka folur rreth ndarjes së banesave nga komuna e Prishtinës për familjet të cilat kanë nevojë për strehim

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se komisioni për ndarjen e banesave ka përfunduar punën e vetë dhe se Komuna e Prishtinës ka hapur konkursin për 50 banesa të ndërtuara në Hajvali.

Ahmeti po ashtu ka thënë se në proces kanë aplikuar 330 familje, përafërisht 30 janë përjashtuar për deklarim të rrejshëm apo për mospërmbushje të kritereve për aplikim. Ndërsa 301 famillje janë vizituar dhe janë pikëzuar sipas legjislacionit në fuqi.

“Nga 50 familjet përfituese, 43 janë me të hyra mujore më pak se 150 euro dhe me kushte shumë të rënda. Ndërsa 7 kanë qenë me të hyra në mes 150 – 250 euro.14 përfitues janë familje të udhëhequra nga nëna vetëushqyese. Mesatarisht janë familje me nga pesë anëtarë.Tani kemi periudhë dhjetëditore kur të gjithë mund të paraqesin informata shtesë për vetën ose për dikënd tjetër në qoftë se janë të dokumentuara, e mandej janë edhe periudhat e ankesave administrative dhe gjyqësore”, thkson i pari i Prishtinës.

Ahmeti po ashtu ka thënë se brenda viteve të ardhshme do të strehojnë të gjitha familjet më nevojë

“Zotohemi se në 3 – 5 vitet e ardhshme do të strehojmë të gjitha familjet në nevojë për strehim. Po ashtu këtë vit na lirohen edhe disa banesa për shkak të skadimit të kontratave në banesat e komunës ku janë të vendosur ata që i kanë punët mirë dhe janë funksionarë, dhe edhe këto banesa do ti përdorim për strehimin e rasteve sociale”./21Media