Vrasja për xhelozi

Vrasja për xhelozi

42-vjeçari Çilnik Shahulli ka pranuar në Gjykatë se ai e vrau bashkëshorten tre ditë më parë, i shtyrë nga xhelozia.

Ai ka pohuar para Gjykatës se ia ka përplasur kokën disa herë në tokë, duke pretenduar se ajo kishte nisur një lidhje dashurie me pronarin ku kishte nisur punë së fundmi.

Deklarimet e 42 vjeçarit janë bërë gjatë seancës së masës së sigurisë që është zhvilluar sot në Gjykatën e Durrësit.

Pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, gjyqtarja Eda Kaja vendosi si masë sigurimi atë të arrestit me burg, ndërsa ka pranuar edhe kërkesën e prokurorisë që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi çështja në fjalë ka elemente që mund të dëmtojnë hetimin nëse do të publikohen./Vizionplus